E Diel, 1 Nëntor 2026

Duka: “Oto Bariç, trajneri më me eksperiencë që ka ardhur në Shqipëri”

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, u shpreh optimist se me emërimin në detyrën e trajnerit të Kombëtares, një figurë si trajneri me eksperiencë, kroati Oto Baric, ai i kishte bërë shërbimin më të mirë përfaqësueses së vendit të tij. I shoqëruar edhe nga sekretari i ri i FSHF-së, avokati i njohur Roland Mici dhe zëvendëspresidenti i federatës Lutfi Nuri, Duka prezantoi para medias shqiptare trajnerin kroat dhe nënshkroi me të kontratën përkatëse: "Ju falenderoj për praninë tuja në këtë konferencë shtypi të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për prezantimin e trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare. Unë dëshiroj që edhe në emrin tuaj t'i urojmë mirëseardhjen në Shqipëri trajnerit Oto Baric. Federata bëri përpjekjet e duhura për të marrë një trajner sa më të përshtatshëm apo optimal për ekipin tonë Kombëtar, që është dhe një nga prioritetet kryesorë të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ashtu sic e kemi demostruar edhe në të shkuarën do të krijojmë kushte optimale për të arritur rezultate sa më të larta. Jam i sigurtë se Oto Baric është një nga trajnerët më me eksperiencë që ka shkelur në Shqipëri, dhe pikërisht këtu jemi bazuar edhe në zgjedhjen e tij, për të shfrytëzuar eksperiencën e tij dhe të përfitojmë nga gjitha avantazhet e tij për të ndihmuar maksimalisht ekipin tonë, futbollin shqiptar në tërësi", -përfundoi Duka, që me Oto Baric, nënshkroi kontratën e katërt të tij, qysh nga zgjedhja si president në vitin 2002. Duka më parë ka nënshkruar kontratën me italianin Xhuzepe Dosena, gjermanin Hans Peter Brigel (dy herë) dhe tani me kroatin Oto Baric.

Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›