Otranto 14 vite nga tragjedia

Vlore 28 mars NOA 8211 Sot mbushen 14 vjet nga tragjedia e ndodhur ne Kanalin e Otrantos ku humben jeten 84 persona mes tyre gra dhe femije.
Anija shqiptare Katri i Rades me 120 persona ne bord kishte arritur te hynte ne ujerat territoriale italiane por pak pasi i ishte afruar brigjeve te Otrantos ne Itali u perplas me anijen luftarake italiane Sibilla.
Perplasa ishte fatale per mjetin lundrues qe mbante ne bord shqiptaret qe kerkon nje jete me te mire dhe qe ishin larguar nga vendi pas trazirave te vitit 1997. Prokuroria e shkalles se dyte ne Lece ka fajesuar shqiptaret per tragjedine e Otrantos pasi shqiptaret nuk i jane pergjigjur thirrjeve te anijes luftarake Sibilla qe te ndalonin dhe tu jepej ndihma e nevojshme.
Tragjedia e Otrantos e ndodhur me 28 Mars te vitit 1997 ishte incidenti me me i rende dhe me i madhi i ndodhur ne detin Jon per shqiptaret.
NOA
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme