E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet ne Berat process i ngecur ne nje vit

BERAT- Procesi i legalizimeve te objekteve ne zonat informale ne Qarkun e Beratit vazhdon ende ne fazen e perpilimit te dokumentacioneve nderkohe qe shifrat e objekteve qe kane perfunduar procesin jane ende ato te nje viti me pare. Ndonese burime prane zyres se Aluiznit ne Berat bejne me dije se ky proces po ecen me hapa te shpejte shifrat flasim qarte se procesi i legalizimit ka ngelur ne te njejtat shifra si nje vit me pare.


Ende rezultojne rreth 2500 te objekte te deklaruara si te kundraligjshme nga te cilat 500 prej tyre jane ende te palegalizuara nderkohe qe shume objekte te ndertuara ne toka bujqesore nuk jane perfshire ne sistem. Kujtim Pelivani drejtor i zyres se Aluizn-it ne Qarkun e Beratit ben me dije se kjo zyre eshte ne fazen e perpilimit te dokumenteve nderkohe qe pritja e zbardhjes se ligjit te Keshillit te Ministrave per kalimin e pronesive po pengon kete proces.


Pelivani shpehet se kemi bashkepunim me strukturat e pushtetit vendor te cilat na kane ndihmuar qe procesi i legalizimit te ece. Aktualisht jemi ne fazen e perpilimit te dokumentacionit tekniko ligjor te dosjeve te cdo qytetari pasi kemi mbaruar fazen e pare te evidentimit te objekteve ilegale informale te cilet qytetaret kane aplikuar ne baze te ligjeve te legalizimit per legalizimin e ketyre objekteve. Jemi ne fazen e perpilimit te dokumentacionit tekniko-ligjor dhe percjelljen e tyre per pajisje me leje legalizimi.


Por sipas tij ky eshte nje proces me ngarkese pasi dhenia e titullit te pronesise duhet te kete saktesi maksimale te jene te sigurta persa i perket titujt qe ka si prone. Drejtori Pelinavi shprehet se kjo zyre deri tani ka perfunduar Bashkien e Beratit dhe Kucoves pasi ketu eshte numri me i madh i deklarimeve te qytetareve.


Deri tani ne Qarkun e Beratit rezultojne rreth 2500 objekte informale te deklaruara aktualisht jane legalizuar rreth 2000 500 te tjerat pritet te plotesojne dokumentacionin se shpejti pranon ai.


Gjithsesi ne Qarkun e Beratit ka shume objekte te ndertuara ne toka bujqesore dhe ende nuk jane futur ne system sic eshte lagja Uznove minibashki e Beratit apo lagjet periferike te tij Kombinat Pjeshkore te cilat kane pengesa ne ligjishmeri dhe nuk mund te legalizohen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›