Owen, Liverpool nuk e pranoi ne skuader

Para se te firmoste me Manchester United, sulmuesi anglez Michael Owen beri disa tentativa per tu bashkuar me Liverpool por mesa duket sekuadra e Rafa Benitez nuk ia ka hapur dyert.
Sipas tabloidit News of the World ish Topi i Arte ka qene i gatshem te luante per The Reds ne baze te nje kontrate qe parashikonte pagesen e tij ne baze te golave te shenuar dhe ndeshjeve te luajtura.
Por dyshimet e Benitez per formen fizike te lojtarit e kane lene ate jashte listes se teknikut, i cili nuk ka pranuar ta riktheje ne shtepi ish djaloshin e arte te Anfield Road. Owen ka nenshkruar nje kontrate me Manchester United pasi u largua nga Nwecastle.