E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ozil Ska rendesi kur luhet fitojme ne

Mesfushori gjerman ka nisur betejen e deklaratave perpara klasikes me Barcelonen ne fund te nentorit duke pohuar se pavaresisht se kur luhet Reali do te dale triumfues.

Federata Spanjolle e Futbollit njoftoi dje se me rastin e zgjedhjeve ne rajonin e Katalonjes te dielen e 28 nentorit perballja me e madhe e futbollit ne Spanje do te luhet te henen mbrema me 29 nentor. El Clasico i futbollit spanjoll eshte luajtur vetem dy here me pare ne diten e hene. Ndeshja e pare u luajt me 30 mars 1964 dhe Real Madrid fitoi ne fushen e rivalit te perjetshem me rezultatin 1-2. Gjithashtu fitoi edhe titullin kampion ne ate sezon. Nderkohe ndeshja e dyte u luajt me 3 prill 1972 dhe kete here ndeshjen e fitoi Barcelona 1-0 ndersa kampion serish u shpall Real Madridi. Per sa u perket protagonisteve i pyetur dje ne nje konference shtypi lidhur me faktin qe kjo ndeshje nuk do te zhvillohet ne fundjave Ozil u shpreh i pashqetesuar dhe plot besim se pavaresisht dites skuadra madrilene do te dale triumfuese. E di qe takimi me Barcelonen do te luhet te henen - u shpreh mesfushori gjerman. - Por pavaresisht kur zhvillohet e rendesishme eshte qe ne te fitojme. Jam i sigurt se do ta bejme. Sipas tij ekipi mbreteror ka shume lojtare cilesore qe mund perballojne kampionet ne fuqi. Jemi grup i ri dhe shume cilesore. Kemi pasur ndeshje qe nuk kemi luajtur mire por kemi mesuar nga gabimet - theksoi ish-futbollisti i Verder Bremenit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›