Milan merr fund sezoni per Inzagin
Lajme te keqija per Milanin Filipo Inzagi do ti nenshtrohet operacionit ne gju dhe do ti duhen gjashte muaj per tiu rikthyer fushes. Per SuperPipon sezoni merr fund ketu.
Inzagi iu nenshtrua paraditen e djeshme kontrolleve te hollesishme mjekesore te cilat nxoren ne pah nje keputje te ligamenteve dhe meniskut te jashtem ne gjurin e majte te pesuar ne sfiden e fituar 3-1 nda Palermos ne San Siro. 37-vjecari do te operohet gjate diteve te ardhshme dhe sipas mjekeve te klubit kuqezi koha e nevojshme per tiu rikthyer fushes eshte gjashte muaj. Praktikisht sezon i mbyllur per golashenuesin me te mire ne kupat e Evropes. Ne derbin e se dieles ndaj Interit nuk do te jete i gatshem as Alesandre Pato i cili doli i demtuar ne kofshen e majte pasi pati shenuar golin e pare ne fitoren 3-1 kunder Palermos. Mjeket bejne me dije se problemi nuk eshte i rende nderkohe qe sulmuesi brazilian ka nevoje per 24 ore pushim e me pas do ti nenshtrohet rezonances magnetike.