E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ozil flet për herë të parë si lojtar i Realit

“Më në fund është përmbushur ëndrra e jetës sime. Tashmë jam në atë klub që dëshiroja prej kohësh. Jam shumë i lumtur që kam hedhur një hap përpara në karrierën time.

Tek Real Madrid ka shumë yje por nuk frikësohem nga asnjë. Për të luajtur me klubin madrilen vetëm një herë në jetë të jepet mundësia dhe unë nuk mund ta lija që të më humbte kjo dhuratë që më bëri Zoti”, pohoi 22-vjeçari.

Ozil theksoi se ditë të tëra para transferimit, ai dhe familja e tij kanë vuajtur shumë dhe më në fund telenovela e jetës së tyre mbyllet me një fund të lumtur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›