E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anelka në kundërsulm: Në federatë janë palaço

Sot, 31-vjeçari është hedhur në kundërsulm, duke lëshuar fjalë të rënda në drejtim të federatës: “E gjithë kjo histori është një budallallëk, një marrëzi që bëhet për të mos u turpëruar. Ata njerëz janë vërtet palaço. Po vdes së qeshuri. U dënova kot së koti, sepse emri i Nikolas Anelkas nuk ka ekzistuar kurrë në këtë histori groteske”.

Ndërkaq, e përditshmja franceze “Le Parisien” ka publikuar disa hollësi mbi deklaratat e lëshuara gjatë seancës dëgjimore përballë komisionit të disiplinës, nga futbollistët e pranishëm (ish-kapiteni Patris Evra, Zheremi Tulalo dhe Erik Abidal), si dhe nga ish-trajneri Rajmond Domenek.

Në pushim të ndeshjes së dytë në grup përballë Meksikës, të humbur 2-0, sulmuesi iu drejtua teknikut me fjalët: “Vafsh në djall, ti dhe skuadra jote!” Pohimet e lojtarëve të tjerë mbi këto fjalë kanë qenë të gjitha “unanime”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›