E Diel, 1 Nëntor 2026

Ozil per tifozet Se shpejti do te na duartrokisni

Mesfushori gjerman beson se se shpejti ne Bernabeu do te degjohen thirrjet e gezimit te tifozeve sapo ekipi te permiresoje lojen. Galaktiket kane fituar tri nga kater ndeshjet e kampionatit duke kryesuar me dhjete pike pervec fitores 2-0 ndaj Ajaksit ne ndeshjen e pare te Liges se Kampioneve. Megjithate ne Bernabeu nuk jane fort te kenaqur per lojen qe skuadra ka zhvilluar ne pese ndeshjet e para te ketij sezoni. Por Mesut Ozil eshte plot besim se se shpejti loja e Realit do te jete me e bukur dhe tifozet do te shperthejne ne gezim. Sigurisht qe ne duam te japim maksimumin ne fushe por jemi njerez jo robote. Ndonjehere gjerat shkojne mire e ndonjehere keq. Jam i bindur se do te bejme loje me te mire - pohoi 22-vjecari ne nje interviste per te perditshmen sportive spanjolle As. Me tej vijoi Se shpejti Bernabeu do te duartrokase lojen tone. E dime qe mund te permiresohemi dhe qe kemi nje rruge te veshtire perpara. Por jemi nje ekip i ri dhe mund te zhvillohemi. Do te jemi shume me te forte dhe fansat do te kenaqen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›