P R O J E K T L I GJ PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8093, DATË 21.3.1996, “PËR REZERVAT UJORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.8093, datë 21.3.1996, “Për rezervat ujore”, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 61 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Paragrafi i dytë ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Për shkeljet e parashikuara në nenet 14, pika 1, shkronja “ë”, 20, 24, paragrafi i parë dhe i dytë, 47, 48, 49 dhe 50, të këtij ligji, kundërvajtësi dënohet nga kryeinspektori/inspektorët e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Në varësi të shkallës së shkeljes, kundërvajtësi dënohet me:
a) gjobë 200 000 deri në 500 000 lekë;
b) pezullim të veprimtarisë deri në 10 ditë, në rastin kur një afat kohor paraprak është i nevojshëm për marrjen e vendimit, për përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e rezervave ujore;
c) sekuestrim të mjeteve dhe të pajisjeve të punës, si dhe të materialit inert gjendje, të grumbulluar e të fraksionuar.
Mosushtrimi i funksionit të kontrollit të territorit në fushën e rezervave ujore nga inspektorët e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar dënohet me gjobë, në masën 200 000 lekë. Gjoba vendoset me vendim të kryeinspektorit të Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, në përputhje me legjislacionin në fuqi.”.
b) Paragrafi i tretë ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Kryeinspektori/inspektorët e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar kanë të drejtë të paraqesin kërkesën për heqjen e licencës profesionale, personale e të shoqërisë, pranë organit përkatës, në rast të ndërtimit pa leje, të shfrytëzimit të kundërligjshëm të inerteve, si dhe të lejes së veprimtarisë përkatëse të shoqërive, që shkelin dispozitat e mësipërme, kur vërejnë shkelje të kushteve teknike të zbatimit, projektimit dhe shkelje të masës së pezullimit të punimeve të ndërtimit.”.
c) Paragrafi i katërt shfuqizohet.
Neni 2
Në nenin 69 bëhen këto ndryshime:
a) Në paragrafin e parë dhe të tretë fjalët “Drejtorit të Policisë së Ndërtimit” zëvendësohen me “Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar”.
b) Në paragrafin e dytë, të pestë dhe të shtatë, fjalët “... organit/eve/et të Policisë së Ndërtimit...” zëvendësohen me “Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar”.
c) Paragrafi i gjashtë ndryshohet, si më poshtë vijon:
“ Gjoba dhe shpenzimet, që përballohen nga autoriteti i ujit dhe nga Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, paguhen nga kundërvajtësit, brenda 10 ditëve nga data e njoftimit të vendimit të tyre ose nga data kur ka marrë formë të prerë vendimi i gjykatës.”.
d) ç) Në paragrafin e tetë fjalët “Policia e Ndërtimit” zëvendësohen “Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI