E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIIM PER PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, PËR ZHVILLIMIN E BASHKËRENDUAR TË AUTOSTRADËS

VENDIM

PER

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, PËR ZHVILLIMIN E BASHKËRENDUAR TË AUTOSTRADËS

UNAZË TË DETIT TË ZI”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, për zhvillimin e bashkërenduar të autostradës unazë të Detit të Zi”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›