E Shtunë, 31 Tetor 2026

P R O J E K T L I GJ PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9584, DATË 17.7.2006, “PËR PAGAT, SHPËRBLIMET DHE STRUKTURAT E INSTITUCIONEVE TË PAVARURA KUSHTETUESE DHE TË INSTITUCIONEVE TË TJERA, TË PAVARURA, TË KRIJUARA ME LIGJ”

P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME  NË LIGJIN NR.9584, DATË 17.7.2006, “PËR PAGAT, SHPËRBLIMET DHE STRUKTURAT E INSTITUCIONEVE TË PAVARURA KUSHTETUESE DHE TË INSTITUCIONEVE TË TJERA, TË PAVARURA, TË KRIJUARA ME LIGJ”

Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Në ligjin nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera, të pavarura, të krijuara me ligj”, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në pikën 1, të nenit 2, Pas emërtimit “... Këshilli i Lartë i Drejtësisë...”, shtohet “... Avokati i Prokurimeve...”.

Neni 2

Në lidhjen nr.1, që përmendet në nenin 4, në klasifikimin “d”, pas pikës 8, shtohet pika 9, me këtë përmbajtje:

“9.  Avokati i Prokurimeve –0.6.”.

Neni 3

Pas nenit 19 shtohet neni 19/1, si më poshtë vijon:

“Neni 19/1

Në pikën 2, të nenit 19, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, fjala “...pagat...” shfuqizohet.”.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe për Avokatin e Prokurimeve i shtrin efektet financiare nga data e emërimit të tij me vendim të Kuvendit.

KRYETARI

JOZEFINA PALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›