V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9584, DATË 17.7.2006, “PËR PAGAT, SHPËRBLIMET DHE STRUKTURAT E INSTITUCIONEVE TË PAVARURA KUSHTETUESE DHE TË INSTITUCIONEVE TË TJERA, TË PAVARURA, TË KRIJUARA ME
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9584, DATË 17.7.2006, “PËR PAGAT, SHPËRBLIMET DHE STRUKTURAT E INSTITUCIONEVE TË PAVARURA KUSHTETUESE DHE TË INSTITUCIONEVE TË TJERA, TË PAVARURA, TË KRIJUARA ME LIGJ””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera, të pavarura, të krijuara me ligj””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9584, DATË 17.7.2006, “PËR PAGAT, SHPËRBLIMET DHE STRUKTURAT E INSTITUCIONEVE TË PAVARURA KUSHTETUESE DHE TË INSTITUCIONEVE TË TJERA, TË PAVARURA, TË KRIJUARA ME LIGJ”
Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera, të pavarura, të krijuara me ligj”, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në pikën 1, të nenit 2, Pas emërtimit “... Këshilli i Lartë i Drejtësisë...”, shtohet “... Avokati i Prokurimeve...”.
Neni 2
Në lidhjen nr.1, që përmendet në nenin 4, në klasifikimin “d”, pas pikës 8, shtohet pika 9, me këtë përmbajtje:
“9. Avokati i Prokurimeve –0.6.”.
Neni 3
Pas nenit 19 shtohet neni 19/1, si më poshtë vijon:
“Neni 19/1
Në pikën 2, të nenit 19, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, fjala “...pagat...” shfuqizohet.”.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe për Avokatin e Prokurimeve i shtrin efektet financiare nga data e emërimit të tij me vendim të Kuvendit.
KRYETARI
JOZEFINA PALLI