P R O J E K T L I GJ PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9482, DATË 3.4.2006, “PËR LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE”, TË NDRYSHUAR
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9482, DATË 3.4.2006, “PËR LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
Neni 1
Pas nenit 17 shtohet neni 17/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 17/1
Mënyra e pagesës për legalizimin e ndërtimeve pa leje
1. Pagesa për legalizimin e ndërtimeve pa leje bëhet:
a) Në lekë, në vlerë të plotë monetare të pasurisë, në proces legalizimi;
b) Me bono privatizimi, në përputhje me dispozitat e neneve 19, 20 e 21, të këtij ligji.
2. Bonot e privatizimit, për legalizimin e ndërtimeve pa leje mund të përdoren nga disponuesit, që janë në proces legalizimi.
3. Bonot e privatizimit të përfituara nga ish-të përndjekurit politikë dhe nga subjektet e tjera, gjatë procesit të privatizimit të pronës shtetërore, kanë të njëjtin trajtim me bonot e tjera të privatizimit.
4. Taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera financiare, që lidhen me kalimin e së drejtës së pronësisë, bëhen vetëm në lekë.”.
Neni 2
Në fund të shkronjës “dh”, të nenit 19, shtohen fjalët “... dhe, deri në 50 për qind të vlerës, pagesa mund të kryhet me bono privatizimi.”.
Neni 3
Në fund të shkronjës “ç, të nenit 20, shtohen fjalët “... dhe, deri në 50 për qind të vlerës, pagesa mund të kryhet me bono privatizimi.”.
Neni 4
Në fund të shkronjës “ç”, të nenit 21, shtohen fjalët “... dhe, deri në 50 për qind të vlerës, pagesa mund të kryhet me bono privatizimi.”.
Neni 5
Në paragrafin e parë, të nenit 22, pas fjalëve “... zbatohen të njëjtat tarifa...” shtohen “... dhe mënyra pagese...”.
Neni 6
1. Pas shkronjës “ë”, të nenit 27, shtohet shkronja “f”, me këtë përmbajtje:
“f) Kërkesë e subjektit për mënyrën e pagesës për legalizimin e ndërtimit pa leje, në përputhje, përkatësisht, me nenet 19, 20 ose 21, të këtij ligji.”.
Neni 7
Pika 1, e nenit 32, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Të ardhurat e arkëtuara nga procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje transferohen në buxhetin e shtetit, për Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si fond kompensimi financiar, sipas parashikimeve të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar”.
Neni 8
Dispozita kalimtare
1. Personat, të cilët i kanë kryer pagesat për legalizimin e ndërtimeve, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, përfitojnë lehtësitë e parashikuara në këtë ligj.
2. Për të përfituar nga e drejta e pagesës me bono privatizimi për pjesën e mbetur të detyrimit apo për rikthimin e shumave të paguara në lekë, në këmbim të dorëzimit të bonove të privatizimit, personat duhet të paraqesin kërkesë, me shkrim, pranë ALUIZNI-it, brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 9
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
08/07/2009 Votoni per projektligjin PO: JO: