E Diel, 1 Nëntor 2026

P R O J E K T L I GJ PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.10 023, DATË 11.12.2008, “PËR LOJËRAT E FATIT”, TË NDRYSHUAR

P R O J E K T L I GJ 

PËR 

DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.10 023, DATË 11.12.2008, “PËR LOJËRAT E FATIT”, TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Në ligjin nr.10 023, datë 11.12.2008, “Për lojërat e fatit”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet e shtesat e mëposhtme,:

Neni 1

Shkronjat “a”, “b”, “c”  e “ç”, të pikës 5.3, të nenit 44, ndryshohen, si më poshtë vijon:

“a) për rrethet e kategorisë së parë, 400 000 (katërqind mijë) lekë, për çdo sallë, dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë, për çdo makinë elektronike, të tipit slot e videolotari;

b) për rrethet e kategorisë së dytë, 200 000 (dyqind mijë) lekë, për çdo sallë, dhe 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë, për çdo makinë elektronike, të tipit slot e videolotari;

c)  për rrethet e kategorisë së tretë, 100 000 (njëqind mijë) lekë, për çdo sallë, dhe 40 000 (dyzet mijë) lekë, për çdo makinë elektronike, të tipit slot e videolotari;

 ç) për çdo makinë elektronike me më shumë se një pozicion (ruletë), organizatori paguan një kuotë fikse mujore prej 1 000 000 (një milion) lekësh dhe 300 000 (treqind mijë) lekësh në muaj për çdo pozicion loje, pavarësisht nga rrethi, ku ushtron veprimtarinë.”.

Neni 2

 

Shkronjat “a”, “b” e “c”, të pikës 2, të nenit 45, ndryshohen, si më poshtë vijon:

“a)  për tryezat me më shumë se një pozicion (ruletë), një taksë mujore, në masën 300 000 (treqind mijë) lekë në muaj për çdo pozicion;

b)  për çdo tryezë të lojërave (me letra ose/dhe me zare), një taksë mujore, në masën 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë;

c) për lojërat elektronike dhe makinat slot, me fitim në çast, dhe për videolotarinë, të vendosura në mjediset e kazinosë, një taksë mujore, në masën 120 000 (njëqind e njëzet mijë) lekë, për çdo kompjuter elektronik.”.

Neni 3

 

Në fund  të pikës 2, të nenit 61, “Dispozita kalimtare”, shtohen paragrafët, me këtë përmbajtje:

“Organi tatimor kryen rimbursimin e shumave të dëmshpërblimit, për subjektet, të cilave u është revokuar, me ligj, licenca për kategoritë e lojërave “Lotari çasti” dhe “Lotari me shorte”.”

Kriteret, mënyra, masa dhe forma e dëmshpërblimit përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave.”.

Neni 4

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYETARI

 

 

JOZEFINA TOPALLI


08/07/2009 Votoni per projektligjin PO:       JO: 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›