E Shtunë, 31 Tetor 2026

P R O J E K T L I GJ PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9235, DATË 29.7.2004, “PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR

P R O J E K T L I GJ 

PËR

DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9235, DATË 29.7.2004, “PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

Në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës, të ndryshuar, bëhen shtesat e mëposhtme.

Neni 1

Pas nenit 8/1 shtohet neni 8/2, me këtë përmbajtje:

“Neni 8/2

 

Për tokat e dhëna në përdorim, me qira ose në ndonjë formë tjetër, shoqërive tregtare, ku shteti zotëron pjesë të kapitalit ose aksione, për zhvillimin e veprimtarisë së tyre, veprohet, si vijon:

a)          Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, nga sipërfaqja e tokës së dhënë ka të drejtë t’ia shesë shoqërisë, me çmim tregu, sipërfaqen e domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë, sipas kritereve të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa sipërfaqja tjetër, nëse ka të tillë, i kthehet fizikisht subjektit të shpronësuar.

Kur toka e shitur i është njohur subjektit të shpronësuar, të ardhurat nga shitja i kalojnë atij.

Kur toka ka qenë dhe është në pronësi të shtetit, të ardhurat nga shitja kalojnë në fondin e kompensimit.

b)         Nëse shoqëria refuzon blerjen e tokës, brenda afatit të përcaktuar nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, toka i kthehet fizikisht pronarit të shpronësuar, kur ka të tillë, dhe marrëdhëniet ndërmjet shoqërisë dhe subjektit rregullohen sipas legjislacionit civil shqiptar.”.

Neni 2

Në fjalinë e dytë të pikës 1, të nenit 23, pas fjalëve “… nga të ardhurat e krijuara nga ky ligj…” shtohen edhe “…të ardhurat e realizuara nga shitja me ankand e pasurive shtetërore, për të cilat nuk ka vendim të dhënë nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave…”.

Neni 3

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare.”

KRYETARI

 

JOZEFINA TOPALLI


11/02/2009 Votoni per projektligjin PO:       JO: 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›