E Shtunë, 31 Tetor 2026

P R O J E K T L I GJ PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9396, DATË 12.5.2005, “PËR QIRANË FINANCIARE”, TË NDRYSHUAR

P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9396, DATË 12.5.2005, “PËR QIRANË FINANCIARE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Në ligjin nr.9396, datë 12.5.2005, “Për qiranë financiare”, të ndryshuar, tё bëhen kёto shtesa:

Neni 1

Pas nenit 43, shtohet neni 43/1, me këtë pёrmbajtje:

“Neni 43/1

Mbikëqyrja

Veprimtaria e qiradhënies financiare, si dhe të gjitha subjektet, që kryejnë këtë veprimtari, licencohen dhe mbikëqyren nga Banka e Shqipërisë, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe akteve nënligjore, të nxjerra prej saj për këtë qëllim.”.

Neni 2

Në nenin 44, pas emërtimit “...Ministri i Ekonomisë...” shtohet “...Banka e Shqipërisë...”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›