E Shtunë, 31 Tetor 2026

P R O J E K T L I GJ PËR FALJEN E KAMATËVONESAVE TË KONTRIBUTEVE TË SIGURIMEVE TË DETYRUESHME SHOQËRORE, TË PAPAGUARA, TË TË VETËPUNËSUARVE NË BUJQËSI

P R O J E K T L I GJ

PËR

FALJEN E KAMATËVONESAVE TË KONTRIBUTEVE TË SIGURIMEVE TË DETYRUESHME SHOQËRORE, TË PAPAGUARA, TË TË VETËPUNËSUARVE NË BUJQËSI

 Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 V E N D O S I :

 Neni 1

 1.     Të vetëpunësuarve në bujqësi u falen kamatëvonesat e kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore, të papaguara, me kusht që detyrimet e këtyre kontributeve të arkëtohen brenda datës 31.3.2010.

 2.     Gjithashtu, falen kamatëvonesat e papaguara për kontributet e sigurimeve të detyrueshme shoqërore, të paguara para hyrjes në fuqi të këtij ligji.

 Neni 2

 Kamatëvonesat e paguara para hyrjes në fuqi të këtij ligji për kontributet e sigurimeve të detyrueshme shoqërore nuk kthehen.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI


30/09/2009 Votoni per projektligjin PO:       JO: 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›