Vendimet e miratuara sot në Këshillin e Ministrave

V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR FALJEN E KAMATËVONESAVE TË KONTRIBUTEVE TË SIGURIMEVE TË DETYRUESHME SHOQËRORE, TË PAPAGUARA, TË TË VETËPUNËSUARVE NË BUJQËSI”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për faljen e kamatëvonesave të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore, të papaguara, të të vetëpunësuarve në bujqësi”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
FALJEN E KAMATËVONESAVE TË KONTRIBUTEVE TË SIGURIMEVE TË DETYRUESHME SHOQËRORE, TË PAPAGUARA, TË TË VETËPUNËSUARVE NË BUJQËSI
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
1. Të vetëpunësuarve në bujqësi u falen kamatëvonesat e kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore, të papaguara, me kusht që detyrimet e këtyre kontributeve të arkëtohen brenda datës 31.3.2010.
2. Gjithashtu, falen kamatëvonesat e papaguara për kontributet e sigurimeve të detyrueshme shoqërore, të paguara para hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 2
Kamatëvonesat e paguara para hyrjes në fuqi të këtij ligji për kontributet e sigurimeve të detyrueshme shoqërore nuk kthehen.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
***
AKT NORMATIV
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9948, DATË 7.7.2008, “PËR SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË LIGJORE TË KRIJIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË MBI TOKËN BUJQËSORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Neni 1
Fjalia e parë, e nenit 5, të ligjit nr.9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“ Në zbatim të këtij ligji, krijohet, si strukturë e veçantë, Komisioni Qeveritar i Tokës (KQT).”
Neni 2
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletore zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
AKT NORMATIV
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.10 130, DATË 11.5.2009 “PËR FONDIN SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT”
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Neni 1
Nënndarja “i”, e shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 10, të ligjit nr. 10130, datë 11.5.2009, “Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“i) kryetari i këshillit drejtues të FSHZH-së përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.” .
Neni 2
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “ Fletore zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
AKT NORMATIV
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9880, DATË 25.2.2008, “PËR NENSHKRIMIN ELEKTRONIK”
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Neni 1
Në pikën 2, të nenit 10, të ligjit nr.9880, datë 25.2.2008, “Për nëshkrimin elektronik”, fjalët “... të ministrit, që mbulon punët e brendshme.” zëvendësohen me “... të ministrit përgjegjës të fushës, të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 2
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletore zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PER
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ÇEKISË, PËR SHKËMBIMIN DHE MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 6, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Çekisë, për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.342, DATË 8.4.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KONTRIBUTIN E QEVERISË SHQIPTARE PËR RINGRITJEN E KAPACITETEVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË IRAKUT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 7, të nenit 14, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Sasia “38 200”, e përmendur në pikën 2, të tabelës nr.1, që i bashkëlidhet vendimit nr.342, datë 8.4.2009, të Këshillit të Ministrave, bëhet “382 000”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË MEMALIAJ, TË QARKUT TË GJIROKASTRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të bashkisë Memaliaj, të qarkut të Gjirokastrës, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj bashkie, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Lista me 45 (dyzet e pesë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 263 (dyqind e gjashtëdhjetë e tre).
2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe bashkia Memaliaj për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS PICAR, TË QARKUT TË GJIROKASTRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Picar, të qarkut të Gjirokastrës, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Picar, të qarkut të Gjirokastrës, miratuar me vendimin nr.901, datë 11.6.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Picar, të qarkut të Gjirokastrës”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Picar për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS TERPAN, TË QARKUT TË BERATIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Terpan, të qarkut të Beratit, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Terpan, të qarkut të Beratit , miratuar me vendimin nr.926, datë 2.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Terpan, të qarkut të Beratit”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Terpan për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T RI
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS KOZARË, TË QARKUT TË BERATIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Kozarë, të qarkut të Beratit, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Kozarë, të qarkut të Beratit, miratuar me vendimin nr.180, datë 31.3.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Kozarë, të qarkut të Beratit”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Kozarë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
LEJIMIN E KRYERJES SË PROKURIMEVE, ME “PROCEDURË TË HAPUR”, PËR BLERJE ORENDISH DHE PAJISJE ZYRASH, PËR LLOGARI TË KRYEMINISTRISË, MINISTRIVE E INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË TYRE, DHE PËR KRIJIMIN E PROGRAMIT PËR REGJISTRIN KOMBËTAR TË ADRESAVE, GIS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 9, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit të Prokurimeve të Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme, të kryejë prokurimet, me “Procedurë të hapur”, me objekt “Blerje orendish dhe pajisje zyrash”, për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve, në varësi të tyre, dhe për krijimin e programit për regjistrin kombëtar të adresave, GIS.
2. Fondet limit për kryerjen e prokurimeve, prej 95 076 683 (nëntëdhjetë e pesë milionë e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e tre) lekësh, për blerje orendish dhe pajisje zyrash, për llogari të Kryeministrisë, ministrive e institucioneve, në varësi të tyre, dhe 9 999 720 (nëntë milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e njëzet) lekësh, për krijimin e programit për regjistrin kombëtar të adresave, GIS, pa tvsh, të përballohen nga buxhetet përkatëse, të vitit 2009, miratuar për autoritetet kontraktore, të përfshira në këto procedura.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E VLERËS SË DËMEVE TË SHKAKTUARA NË OBJEKTE, PRONË PRIVATE, SI RRJEDHOJË E TËRMETIT, RËNË NË QARKUN E DIBRËS, DHE TË LISTAVE EMËRORE, ME VLERAT PËRFITUESE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “dh”, të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e vlerës së dëmeve të shkaktuara në objekte, pronë private, si rrjedhojë e tërmetit, rënë në qarkun e Dibrës, në shumën 129 359 122 (njëqind e njëzet e nëntë milionë e treqind e pesëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e njëzet e dy) lekë, të përcaktuar në fund të përmbledhëses, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Miratimin e listave, që i bashkëlidhen këtij vendimi, me emrat dhe shumat përkatëse të kompensimit, si rezultat i procesit të vlerësimit.
3. Fondi, prej 129 359 122 (njëqind e njëzet e nëntë milionë e treqind e pesëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e njëzet e dy) lekësh, të përballohet, si më poshtë vijon:
· 100 000 000 (njëqind milionë) lekë, nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Ministrinë e Brendshme;
· 29 359 122 (njëzet e nëntë milionë e treqind e pesëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e njëzet e dy) lekë, nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
4. Kryerja e pagesave personave përfitues të bëhet nga këshilli i qarkut Dibër.
5. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme dhe këshilli i qarkut Dibër për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
LEJIMIN E KRYERJES SË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT, PËR BLERJEN E PAJISJEVE ELEKTRONIKE PËR INSTITUCIONIN E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 9, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e Kuvendit të Shqipërisë të kryejë procedurën e prokurimit “Procedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisjesh elektronike për nevojat e Kuvendit”.
2. Fondi limit për blerje pajisjesh elektronike, prej 12 500 000 (dymbëdhjetë milionë e pesëqind mijë) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2009, zëri “Shpenzime kapitale”, miratuar për Kuvendin.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Kuvendi për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
VENDIM
PËR
NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT, NGA MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE, TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKACIONIT MINISTRISË SË FINANCAVE, TË NJË SIPËRFAQEJE TRUALLI NË KTHESËN E KAMZËS, TIRANË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të nenit 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit t¸ Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Ministrisë së Financave, të sipërfaqes 85 000 (tetëdhjetë e pesë mijë) m2, në parcelën nr.68, në zonën kadastrale 2 679, në fshatin Mëzez, të regjistruar në vëllimin 4, faqe 161, e ndodhur në kthesën e Kamzës, Tiranë, me pronar shtetin, për t’u përdorur nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
2. Vendimi nr.11, datë 10.1.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për kalimin në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit të sipërfaqes së truallit në kthesën e Kamzës, Tiranë”, shfuqizohet.
3. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE PËR MBAJTJEN E KONTABILITETIT DHE HARTIMIN E PASQYRAVE FINANCIARE, NGA MIKRONDËRMARRJET
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1/1, të nenit 4, të ligjit nr.9228, datë 29.4.2004, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Mikrondërmarrjet me statusin e personit fizik, që realizojnë një qarkullim vjetor deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë në vitin e fundit financiar, do të mbajnë kontabilitetin e thjeshtuar, me regjistrim të njëfishtë, në baza monetare.
2. Të gjitha mikrondërmarrjet e tjera, pavarësisht nga forma juridike, të cilat nuk përfshihen në pikën 1, të këtij vendimi, do ta mbajnë kontabilitetin sipas të drejtave dhe detyrimeve të konstatuara.
3. Mikrondërmarrjet, sipas përcaktimit të bërë në ligjin nr.8957, datë 17.10.2002, “Për ndërmarrjet e vogla e të mesme”, të ndryshuar, nuk janë të detyruara të zbatojnë standardet kombëtare të kontabilitetit.
4. Ngarkohet Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË NDRYSHIMEVE NË MARRËVESHJEN FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR PROGRAMIN VJETOR RAJONAL, CARDS 2006
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të ndryshimeve në marrëveshjen financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për programin vjetor rajonal, CARDS 2006.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR PROGRAMIN NDËRKUFITAR SHQIPËRI - ISH-REPUBLIKA JUGOSLLAVE E MAQEDONISË, PËR VITIN 2008, TË KOMPONENTIT TË DYTË TË INSTRUMENTIT TË ASISTENCËS SË PARAADERIMIT, IPA-BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR PËR SHQIPËRINË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për programin ndërkufitar Shqipëri - ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, për vitin 2008, të komponentit të dytë të Instrumentit të Asistencës së Paraaderimit, IPA-Bashkëpunimi ndërkufitar për Shqipërinë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I RRUGËS VUNO-METOQ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, t¸ ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i rrugës Vuno-Metoq.
2. Shpronësimi t¸ bëhet në favor të Drejtoris¸ s¸ P¸rgjithshme t¸ Rrug¸ve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit, që paraqitet në tabel¸n, q¸ i bashk¸lidhet k¸tij vendimi, për sipërfaqen 4 653 (katër mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tre) m2, tokë/arë, me vlerë 2 107 343 (dy milionë e njëqind e shtatë mijë e treqind e dyzet e tre) lekë, për sipërfaqen 267 (dyqind e gjashtëdhjetë e shtatë) m2, tokë/truall, me vlerë 418 442 (katërqind e tetëmbëdhjetë mijë e katërqind e dyzet e dy) lekë, për kultura, dru frutorë, me vlerë 576 982 (pesëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e dy) lekë, për objekte, me vlerë 1 380 464 (një milion e treqind e tetëdhjetë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 4 483 231 (katër milionë e katërqind e tetëdhjetë e tre mijë e dyqind e tridhjetë e një) lekë.
4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 1 104 000 (një milion e njëqind e katër mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e P¸rgjithshme e Rrug¸ve.
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 4 483 231 (katër milionë e katërqind e tetëdhjetë e tre mijë e dyqind e tridhjetë e një) lekë, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.
6. Shpronësimi të fillojë më 1.10.2009 dhe të përfundojë më 1.1.2010.
7. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëjë likuidimin e pronarëve brenda afatit të parashikuar në pikën 6, të këtij vendimi.
8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e P¸rgjithshme e Rrug¸ve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, “MASTER I NIVELIT TË PARË”, NË UNIVERSITETIN “ISMAIL QEMALI”, VLORË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pikat 1, 2 e 3, dhe 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen, në universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, të programeve të studimit të ciklit të dytë, “Master i nivelit të parë”, në Fakultetin e Ekonomisë dhe të Drejtësisë, në:
a) “Sipërmarrje dhe turizëm”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë, “Master i nivelit të parë”, MNP, në sipërmarrje dhe turizëm;
b) “Administrim publik”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë”, MNP, në administrim publik.
2. Programi i studimeve të ciklit të dytë, “Master i nivelit të parë”, realizohet me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit.
3. Këto programe studimi të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor , miratuar për universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë.
5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, “MASTER I NIVELIT TË PARË”, NË UNIVERSITETIT “LUIGJ GURAKUQI”, SHKODËR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pikat 1, 2 e 3, e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen, në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, të programit të studimit të ciklit të dytë, “Master i nivelit të parë”, në “Përkthim dhe interpretim në gjuhën gjermane”, në përfundim të të cilit lëshohet diploma “Master i nivelit të parë”, MNP, në përkthim dhe interpretim në gjuhën gjermane.
2. Programi i studimit të ciklit të dytë, “Master i nivelit të parë”, realizohen me 60 kredite dhe kohë zgjatja normale e tij është një vit.
3. Ky program studimi të fillojë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor, miratuar për universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, “MASTER I NIVELIT TË PARË”, NË UNIVERSITETIT E TIRANËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pikat 1, 2 e 3, e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori Filologji, të programeve të studimit të ciklit të dytë, “Master i nivelit të parë” në:
a) “Redaktori”, në përfundim të të cilit lëshohet diploma “Master i nivelit të parë” MNP, në redaktori;
b) “Gjeomorfologji”, në përfundim të të cilit lëshohet diploma “Master i nivelit të parë”, MNP, në gjeomorfologji;
c) “Arkivistikë”, në përfundim të të cilit lëshohet diploma “Master i nivelit të parë” MNP, në arkivistikë;
2. Programet e studimeve të ciklit të dytë, “Master i nivelit të parë” realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit.
3. Këto programe studimi të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor, miratuar për Universitetin e Tiranës.
5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, NË UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pika 1.2.1 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen, në universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, në Fakultetin e Ekonomisë, të programeve të studimit të ciklit të dytë, në:
a) “Menaxhim”, me profilet:
· Menaxhim biznesi, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë”, DND, në menaxhim, me profilin menaxhim biznesi.
· Marketing, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë”, DND, në menaxhim, me profilin marketing.
b) “Politika dhe administrim”, me profilet:
· Administrim publik, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë”, DND, në “Politika dhe administrim”, me profilin administrim publik.
· Administrim financiar, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë”, DND, në “Politika dhe administrim”, me profilin administrim financiar.
c) “Ekonomi-Biznes”, me profilet:
· Ekonomi biznesi, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë”, DND, në “Ekonomi-Biznes”, me profilin ekonomi biznesi.
· Financë-Bankë, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë”, DND, në “Ekonomi-Biznes”, me profilin financë-bankë.
2. Këto programe të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe kohë zgjatja normale e tij është dy vjet.
3. Programet e studimit sipas pikës 1, të këtij vendimi, të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor, miratuar për universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, NË UNIVERSITETIN “EQEREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pikat 1. 2.1, 29 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen, në universitetin “Eqerem Çabej”, Gjirokastër, në Fakultetin e Edukimit dhe Shkencave Shoqërore, në bashkëpunim me Universitetin e Maceratës, Itali, të programit të përbashkët të studimit të ciklit të dytë “Arkeologji dhe administrim i pasurive arkeologjike”.
2. Në përfundim të këtij programi studimi të ciklit të dytë lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë”, e përbashkët, DND, në “Arkeologji dhe administrim i pasurive arkeologjike”.
3. Ky program studimi i ciklit të dytë realizohet me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është dy vite.
4. Programi i studimit “Arkeologji dhe administrim i pasurive arkeologjike” të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për universitetin “Eqerem Çabej”, Gjirokastër.
6. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Eqerem Çabej”, Gjirokastër, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
KUOTAT E PRANIMIT DHE TARIFAT E SHKOLLIMIT NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË, PËR CIKLIN E DYTË TË STUDIMEVE DHE “MASTER I NIVELIT TË PARË”, ME KOHË TË PLOTË, PËR VITIN AKADEMIK 2009-2010
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 34, 35, 36 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kuota e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, për programet e ciklit të dytë të studimeve, me kohë të plotë, për vitin akademik 2009-2010, të jetë 6 910. Kjo kuotë të ndahe, si më poshtë vijon:
a) Kuota e pranimeve të reja, për programet e studimit të
ciklit të dytë (DND) 3 065;
b) Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit
“Master i nivelit të parë” (MNP) 3 845;
c) Kuota për programe të dyta studimi 100;
ç) Kuota për transferimin e studimeve 100;
d) Kuota për të huajt 50.
2. Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të dytë (DND), me kohë të plotë, të përbëhet nga:
a) Kuota e pranimeve të reja, për programet e studimit të
ciklit të dytë (DND), për kandidatët brenda territorit të
vendit 3 065;
b) Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të
ciklit të dytë (DND), për kandidatët shqiptarë nga
trojet jashtë kufijve të vendit 10 për qind e kuotës së
përcaktuar në shkronjën “a”, të kësaj pike.
c) Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit
“Master i nivelit të parë”, (MNP), për kandidatët brenda
territorit të vendit 3 845;
ç) Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit
“Master i nivelit të parë”, (MNP), për kandidatët
shqiptarë nga trojhet jashtë kufijve të vendit,
10 për qind e kuotës së përcaktuar në shkronjën “c”,
të kësaj pike;
d) Kuota për të verbërit (të veçanta) 20.
3. Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të dytë (DND), me kohë të plotë, sipas shkronjës “a”, të pikës 2, të këtij vendimi, shpërndahet sipas programeve të studimit dhe institucioneve publike të arsimit të lartë, sipas tabelës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. Kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit, “Master i nivelit të parë”, (MNP), me kohë të plotë, sipas shkronjës “c”, të pikës 2, të këtij vendimi, shpërndahen sipas programeve të studimit të institucioneve publike të arsimit të lartë, sipas tabelës nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
5. Kuotat e pranimeve të reja për progrmaet e studimit të ciklit të dytë, sipas shkronjave “b” dhe “c”, të pikës 2, të këtij vendimi, të ndahen nëpërmjet kandidatëve shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit: Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Administrimi i këtyre kuotave kryhet nga autoritetet përgjegjëse respektive të këtyre vendeve, të cilat sjellin listat e kandidatëve fitues, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës e cila ua përcjell ato institucioneve publike të arsimit të lartë. Këto kuota pranimi, të ndara sipas programeve të studimit dhe institucioneve publike të ndryshme, për çdo program studimi, janë në masën 10 për qind të kuotës përkatëse, të dhënë në tabelën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
6. Kuotat e pranimeve për të verbërit ndahen për kandidatët me statusin e të verbërit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pasi merret mendimi i Shoqatës Kombëtare të të Verbërve.
7. Kuota e pranimit për shtetasit e huaj, që do të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë të Republikës së Shqipërisë, në ciklin e dytë të studimeve, sipas shkronjës “c”, të pikës 1, të këtij vendimi, të administrohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Kuota shpërndahet në bazë të marrëveshjeve dy apo shumëpalëshe, si edhe në bazë të kërkesave individuale, të paraqitura në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nga kandidatët e interesuar.
8. Kuotat e pranimeve për një program të dytë studimi dhe transferimi i studimeve të përcaktuara në shkronjat “c” dhe “ç”, të pikës 1, të këtij vendimi, shpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe në bazë të kërkesave të institucioneve publike të arsimit të lartë.
9. Çdo program studimi i ciklit të dytë do të funksionojë në vitin e parë për vitin akademik 2009-2010, në rast se atë e ndjekin të paktën 10 studentë.
10. Institucionet publike të arsimit të lartë përcaktojnë kriteret e pranimit të kandidatëve dhe i bëjnë publike paraprakisht.
11. Tarifat vjetore të shkollimit për studentët, që do të regjistrohen në vitin e parë, për të gjitha programet e studimit të ciklit të dytë, (DND), me kohë të plotë, në vitin akademik 2009-2010, të jenë, sipas tabelës nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
12. Tarifat vjetore të shkollimit për studentët, që do të regjistrohen në vitin e parë, për të gjitha programet e studimit “Master i nivelit të parë”, me kohë të plotë, në vitin akademik 2009-2010, të jenë, sipas tabelës nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
13. Kandidatët, që do të fitojnë të drejtën në një program studimi të ciklit të dytë në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2009-2010, dhe që u përkasin shtresave sociale, si, të verbër/të shurdhër, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, studentë me aftësi të kufizuara, fëmijë romë, ballkano-egjyptiane apo fëmijë të policëve të rënë ose të plagosur, për shkak të detyrës, e të ish-të përndjekurve politikë, paguajnë një kuotë, në masën, 50 për qind të tarifës së shkollimit.
Këtë të drejtë do ta kenë edhe studentët e viteve më të larta, që i përkasin po këtyre shtresave sociale.
14. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi. Studentët përsëritës i nënshtrohen tarifës së shkollimit të vitit akademik, në të cilin vazhdojnë rregullisht studimet.
15. Në çdo program studimi në ciklin e dytë të studimeve, me kohë të plotë, në vitin akademik 2009-2010, studentët e vitit të parë, që kanë përfunduar shkëlqyeshëm ciklin e parë të studimeve, dhe studentët e vitit të dytë, që kanë përfunduar shkëlqyeshëm vitin e parë, nuk e paguajnë tarifën e shkollimit për vitin akademik 2009-2010.
Në programet e studimit “Master i nivelit të parë”, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, për lëndët fizikë, matematikë apo kombinimet e tyre, me kohë të plotë, në vitin akademik 2009-2010, studentët që në ciklin e parë, kanë patur mesatare, jo më të ulët se nota 8 (tetë), nuk paguajnë tarifën e shkollimit.
16. Tarifat vjetore të shkollimit për studentët, që ndjekin një program të dytë studimi, në ciklin e dytë të studimeve, janë sipas tabelave, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
17. Shtetasit e huaj, që do të vazhdojnë studimet e ciklit të dytë në institucionet publike të arsimit të lartë, i nënshtrohen së njëjtës tarifë shkollimi, si shtetasit shqiptarë, me përjashtim të rasteve kur, me marrëveshje zyrtare shtetërore, janë vendosur mënyra të tjera të përcaktimit të tarifave të shkollimit.
18. Transferimet e studimeve në numrin përkatës të kuotës së përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhënë në shkronjën “ç”, të pikës 1, të këtij vendimi, bëhen nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë, sipas kritereve të përcaktuara në aktet nënligjore, në statut dhe rregulloret e tyre.
19. Studentët, që transferojnë studimet nga një program studimi, apo nga programe të mëparshme studimi, të ciklit të dytë, në një program tjetër studimi në institucionet publike të arsimit të lartë, i nënshtrohen tarifës së përgjithshme vjetore të shkollimit të programit të studimit përkatës, në të cilin ata kanë kërkuar të transferojnë studimet.
20. Rishpërndarja e kuotave të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, të cilat mbeten të parealizuara, bëhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me institucionet buxhetore të arsimit të lartë.
21. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës për nxjerrjen e udhëzimeve të hollësishme dhe institucionet publike të arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
30/09/2009