P R O J E K T L I GJ PËR SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË LIGJORE TË KRIJIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË MBI TOKËN BUJQËSORE
P R O J E K T L I GJ
PËR
SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË LIGJORE TË KRIJIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË MBI TOKËN BUJQËSORE
Në mbështëtje të neneve 78 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë:
a) kriteret e vlefshmërisë ligjore të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore;
b) strukturat shtetërore, të ngarkuara për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, të dhënë në pronësi personave, fizikë ose juridikë, vendas, si dhe detyrat e përgjegjësitë e këtyre strukturave.
KREU I
KRIJIMI I TITUJVE TË PRONËSISË MBI TOKËN BUJQËSORE
Neni 2
Objekti i dhënies së tokës në pronësi
1. Kanë vlefshmëri ligjore titujt e pronësisë privatë mbi tokën, të krijuar të:
a) sipërfaqet, që më 1.8.1991 kanë figuruar në regjistrat kadastrale, në zërin “Tokë bujqësore”, dhe janë përfshirë në territoret e administruara nga ish-kooperativat bujqësore deri në kohën e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”, të ndryshuar.
b) sipërfaqe të tjera të tokave bujqësore, të administruara nga ish-ndërmarrjet bujqësore dhe institucionet e tjera shtetërore, të kaluara për ndarje për fshatrat e ish-kooperativave bujqësore vetëm me miratim të ministrit të Bujqësise dhe Ushqimit, deri në kohën e hyrjen në fuqi të ligjit nr.8337, datë 30.4.1998, “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave”.
c) sipërfaqet e tokave bujqësore të ish-NB-ve, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 8053, datë 21.12.1995, “Për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore”.
2. Nuk janë objekt i dhënies së tokës në