E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR PAGAT E ATASHEVE USHTARAKË, TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, QË SHËRBEJNË NË PËRFAQËSINË USHTARAKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PRANË NATO-S, NË SHTABET E NATO-S, NË ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE DHE NË

V E N D I M 

PËR

PAGAT E ATASHEVE USHTARAKË, TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, QË SHËRBEJNË NË PËRFAQËSINË USHTARAKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PRANË NATO-S, NË SHTABET E NATO-S, NË ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE DHE NË SHTABET USHTARAKE NDËRKOMBËTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit  nr. 8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të nenit 20, të ligjit nr.9210, datë 23.3.2004, “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, të ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave,  Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Ushtarakët shqiptarë, për kohën që shërbejnë në përfaqësinë ushtarake të Republikës së Shqipërisë pranë NATO-s, në shtabet e NATO-s, në organizatat ndërkombëtare dhe në shtabet ushtarake ndërkombëtare, trajtohen me pagë për gradë dhe shtesë për përfaqësim, sipas lidhjes nr.1, që і bashkëlidhet këtij vendimi.

Paga e atasheut ushtarak nuk mund të jetë më e lartë se ajo e ministrit këshilltar në përfaqësitë diplomatike. Në rastet kur ministri і Mbrojtjes, në marrëveshje me ministrin e Punëve të Jashtme, për shkak të ngarkesës së punës, emëron edhe një ndihmës të atasheut ushtarak, ky trajtohet jo më shumë se grada diplomatike e këshilltarit të përfaqësisë diplomatike.

2.     Ushtaraku përfiton edhe kompensim për koston e jetesës, si më poshtë vijon:

·         300 euro/USD, për vendet e grupit të parë;

·         260 euro/USD, për vendet e grupit të dytë;

·         230 euro/USD, për vendet e grupit të tretë;

·         200 euro/USD, për vendet e grupit të katërt;

·         150 euro/USD, për vendet e grupit të pestë.

Kategorizimi і përfaqësive, për efekt të kostos së jetesës, është sipas lidhjes nr.2, që і bashkëlidhet këtij vendimi.

3.     Paga shtrin efektet nga data e mbërritjes së ushtarakut në vendin e punës. Deri në këtë moment vazhdon të paguhet me pagën ekzistuese.

4.     Ushtaraku, kur shkon për herë të parë në vendin e punës, merr, si paradhënie në valutë, pagesën e 15 ditëve, të cilën e shlyen brenda      6-muajve nga data e fillimit të detyrës. Nëse transferohet në atdhe para mbarimit të këtij afati, kundërvlerën e paradhënies së mbetur e shlyen në lekë, sipas kursit të këmbimit valutor, brenda 6 muajve pas kthimit  në atdhe.

5.     Paga mujore і nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat personale, sipas legjislacionit në fuqi. Në bazë të saj do të paguhen edhe detyrimet për sigurimet, shoqërore e shëndetësore.

6.     Paga mujore і nënshtrohet rishikimit në të njëjtën formë, si të gjitha kategoritë e tjera të pagave në Republikën e Shqipërisë.

7.     Pagesat për ushtarakët, që shërbejnë në vendet e Evropës, bëhen në euro, ndërsa për vendet e tjera në USD.

8.     Ministria e Mbrojtjes të përballojë, brenda fondeve buxhetore vjetore, shpenzimet për pagat e atasheve ushtarakë, të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që shërbejnë në përfaqësinë ushtarake të Republikës së Shqipërisë pranë NATO-s, në shtabet e NATO-s, në organizatat ndërkombëtare dhe në shtabet ushtarake ndërkombëtare.

9.     Pika 2, e kreut І, dhe pikat 2, 3, 4, 9, 11 e 12, të kreut II, të vendimit nr.115, datë 13.3.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e shpenzimeve të atasheve ushtarakë dhe oficerëve të Forcave të Armatosura, që shërbejnë në shtabet e NATO-s”, të ndryshuar, shfuqizohen.

10.   Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

11.   Ky vendim і shtrin efektete financiare nga data 1 janar 2008, ndërsa për periudhën nga 1 korriku 2007 deri më 31 dhjetor 2007 zbatohen pagat aktuale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

                                                                                                         SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›