E Diel, 1 Nëntor 2026

PAD: Jemi gati të largohemi nga koalicioni me PD

Nënkryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Eduard Abazi, deklaroi në një intervistë për Shqiptarja.com se ata po shohin mundësinë për të ikur nga koalicioni me Partinë Demokratike.

Abazi e drejton aktualisht partinë me nënkryetarin tjetër, Genc Anastasi, pas largimit të Neritan Cekës.

Abazi thotë për Shqiptarja.com se PD nuk i ka plotësuar pikat e marrëveshjes bashkëqeverisëse. Sipas tij, një zëvendësministër dhe Neritan Ceka si këshilltar janë pak.

Ai thotë se vendimi do merret në Kongresin e PAD dhe shton se ekziston mundësia e një aleance me Partinë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›