E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

PAD: Në Përmet na është marrë një mandat këshilltari

Partia Aleanca Demokristiane paraqiti të shtunën ankimin e saj në KAS, duke kundërshtuar vendimin e KZAZ për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve të Këshillit të Bashkisë Përmet, gjatë zgjedhjeve lokale të 14 majit.

PAD pretendon se ka qenë fitues i një mandati për këshilltarë gjatë numërimit të votave në KZAZ deri ditën e martë 16 maj 2023 ora 11. Sipas ankesës pas këtij orari mandati i këshilltarit është fshirë duke i kaluar subjekteve të tjera zgjedhore.

Kjo parti kërkoi me këtë rast rinumërimin dhe rivlerësimin e votave të vlefshme dhe të pavlefshme.

PAD numëron gjithashtu edhe problematika të tjera gjatë zgjedhjeve lokale të 14 majit.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›