E Shtunë, 31 Tetor 2026

PADIA e plotë e PS, dorëzuar Kolegjit Zgjedhor

Me Vendimin Nr.1158, datë 25.06.2011, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur:

1.            Të miratojë Tabelat Model 58-11 të hartuara nga Grupet e Numërimit të KQZ, sipas aneksit 1, bashkëlidhur këtij vendimi.

2.            Të miratojë tabelën përmbledhëse të rezultateve të qendrave të votimit të  ZAZ nr. 49 sipas aneksit nr.2, bashkëlidhur këtij vendimi.

3.            Të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për Kryetar për zonën zgjedhore Bashkia Tiranë, sipas tabelës së aneksit nr.3 bashkëlidhur këtij vendimi dhe të shpallë fitues, Z. Lulzim Xhelal Basha, propozuar nga Koalicioni Aleanca për Qytetarin.

4.            Anekset bashkëlidhur këtij vendimi janë pjesë integrale e tij.

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS), në clësinë e saj si subjekt zgjedhor i Zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 8 Maj 2011, e konsideron këtë vendim të KQZ si të pabazuar në ligj. Bazuar në nenin 145, pika 1 të tij, të Ligjit nr.1009, datë 29.12.2009, Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë (KZ), ne si PS paraqesim përpara Jush si Kolegj Zgjedhor, këtë ankim kundër vendimit të sipërcituar të KQZ-së.Duke e vlerësuar vendimin e KQZ-së nr.1158, datë 25.06.2011, si të pabazuar në ligj, PS i kërkon Kolegjit Zgjedhor, që bazuar në nenin 158, pika 1, gërma b, të gjykojë çështjen në themel dhe të vendosë:Shfuqizimin e vendimit nr.1158, datë 25.06.2011 të KQZ-së si të paligjshëm dhe shpalljen e zgjedhjeve të pavlefshme në qëndrat e votimit të cituara në objektin e padisë.Sa më poshtë vijon do të argumentojmë se përse është i paligjshëm vendimi nr.1158, datë 25.06.2011 i KQZ-së dhe pse duhet të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në qëndrat e votimit të cituara në objektin e padisë.

KQZ, sipas vendimit të mësipërm, ka shpallur fitues të zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë Tiranë, z. Lulzim Basha. Shpallja fitues e këtij kandidati është bërë pasi KQZ ka miratuar Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për kryetar bashkie për zonën zgjedhore Bashkia Tiranë, sipas aneksit nr.3 bashkëlidhur vendimit nr.1158 datë 25.06.2011.Tabela Përmbledhëse e Rezultatit për Kryetar bashkie për zonën zgjedhore Bashkia Tiranë (TPRZ) përmban të dhëna në lidhje me:

(i) Numrin e zgjedhësve që kanë votuar, 256 507;

(ii) Numrin e fletëve të votimit të papërdoruara, 226 205;

(iii) Numrin e fletëve të votimit të dëmtuara, 1 680;

(iv) Numrin e fletëve të votimit të gjendura në kuti, 257 377;

(v) Numrin e votave të pavlefshme, 5 362;

(vi) Numrin e votave të vlefshme, 251 389, si dhe

(vii) Votat e vlefshme për secilin nga kandidatët, Edi Kristaq RAMA 124 949 vota, Hysni Jashar MILLOSHI 1 398 vota dhe Lulzim Xhelal BASHA 125 042 vota. Nëse shohim të dhënat e pasqyruara në TPRZ, qartësisht do të vërejmë se ka mospërputhje dhe/ose kontradita në të dhënat që kjo tabelë përmban.Sipas neneve 113, 116, 117, 118 dhe 119 të KZ, është e detyrueshme që : (i) Numri i fletëve të votimit të gjendura në kutinë e votimit të jetë i barabartë me numrin e votuesve (numri i zgjedhësve që kanë votuar). Nga TPRZ kemi që Numri i zgjedhësve që kanë votuar është 256 507 dhe numri i fletëve të votimit të gjenduara në kuti është 257 377. Sipas këtyre të dhënave rezulton se në kuti janë 870 fletë votimi më shumë se votues!!!!!!!!!!!!! Pra shihet qartë që ka një mospërputhje të madhe në këto dy të dhëna.(ii) Numri i fletëve të votimit të gjendura në kuti, në mënyrë absolute dhe në çdo rrethanë duhet të jetë i barabartë me shumën e numrit të votave të vlefshme me votat e pavlefshme. Të gjitha fletët e votimit që gjenden në kuti janë ose të vlefshme, ose të pavlefshme. Nga TPRZ kemi që, numri i fletëve të votimit të gjendura në kuti është 257 377. Shuma e votave të vlefshme me votat e pavlefshme është 256 751 (251 389 vota të vlefshme + 5 362 vota të pavlefshme).Rezulton se janë 626 fletë votimi më shumë në kuti se gjithë fletët e votimit që janë vlerësuar.! Më së pakti kjo do të thotë se 626 fletë votimi të gjetura në kuti nuk janë vlerësuar. Numri i votuesve duhet të jetë i barabartë me shumën e fletëve të votimit të vlefshme me ato të pavlefshme. Vota e një votuesi gjendet në kuti dhe ajo është gjithmonë ose e vlefshme ose e pavlefshme. Nga TPRZ kemi që, numri i votuesve është 256 507 dhe shuma e votave të vlefshme me votat e pavlefshme është 256 751 (251 389 vota të vlefshme + 5 362 vota të pavlefshme).Rezulton se janë vlerësuar 244 fletë votimi më shumë se numri i votuesve!!!!!!!!!!!Pra sa më sipër ilustruam, shihet qartë që të dhënat që pasqyron TPRZ nuk janë sipas ligjit. Këto mospërputhje dhe/ose kontradita në këto dhëna e bëjnë këtë akt, apo këtë dokument të pasaktë dhe të paligjshëm. Si rrjedhim, KQZ nuk mundet të shpallë një rezultat zgjedhor, sido qoftë ai, bazuar në të dhëna të pasakta dhe të paligjshme. KQZ megjithëse e urdhëruar nga Kolegji Zgjedhor me vendimin nr.67 datë 13.06.2011, si dhe e detyruar nga KZ, nuk zhvilloi një hetim të thellë dhe të gjithanshëm për të sqaruar mospërputhjet e mësipërme. Shpjegimi se këto mospërputhje janë rrjedhojë e gabimeve njerëzore i pa shoqëruar me argumenta, jo vetëm nuk përligj shpjegimin e dhënë por kompromenton rëndë paanësinë KQZ-së. Nuk ka gabim njerëzor në këtë rast pasi edhe nga shqyrtimi administrativ i realizuar nga KQZ këto mospërputhje nuk u arritën të rregulloheshin në asnjë lloj mënyre, sepse nuk përbënin thjesht një gabim në llogaritje, por ishin pasqyrim i asaj çfarë ka rezultuar nga shqyrtimi dhe numërimi i këtyre kutive me fletët e votimit pasojë e drejtpërdrejtë e shkeljeve të dukshme të ligjit në procesin e votimit dhe të numërimit të rezultateve (nga KZAZ e KQZ) në QV-të përkatëse të listuara më sipër. Mospërputhje dhe parregullsi të tilla, veçanërisht në kushtet e një diference prej 93 votash ndërmjet dy kandidatëve pretendues, janë fakte akoma më shumë detyruese për KQZ që të hetojë dhe të shpjegojë ligjërisht (ose logjikisht të paktën) se përse janë këto mospërputhje. KQZ nuk e aplikoi këtë detyrim ligjor.

Mos hetimi i këtyre mospërputhjeve përbën shkelje serioze të nenit 45 të Kushtetutes si dhe Nenit 3 protokolli 1 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ), e cila i angazhon shtetet nënshkruese të saj (si dhe Shqipëria) të mbajnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në bazë të këtyre parimeve, administrata zgjedhore apo organet e apelit/gjyqësore që kanë  fuqi hetimore, duhet ti hetojnë këto shkeleje jo vetëm për të garantuar të drejtën e palëve por mbi të gjitha nisur nga interesi publik që rrjedh nga angazhimi për zgjedhje të lira dhe të ndershme.  Edhe Kodi i Praktikave të Mira për Çështjet Zgjedhore i Komisionit të Venecias e trajton në pikën 32 të komentarit të tij çështjen e verifikimit dhe të përputhshmërisë së numrit të votuesve  me numrin e fletëve të votimit që gjenden në kuti. Sipas këtij dokumenti, devijime të vogla edhe mund të lejohen për shkak të natyrës njerëzore, por drejtësia e procesit të votimit duhet të gjykohet vetëm nga dy kritere:

(i) numri i votuesve dhe

(ii) votat e gjetura ne kuti.

Devijimet nga shifrat konsiderohen si shkelje e rëndë. Madje në shumë vende legjislacioni dhe praktika zgjedhore e tyre tregon se nëse gjenden 2-5 fletë më shumë se votues në një kuti, atëherë nuk procedohet më tej me numërimin dhe e dërgojnë çështjen për hetim. Kjo praktikë rekomandohet edhe nga dokumenti i projektit të Electoral Knowledge Network . Ky dokument dhe ky projekt është i pranuar dhe ka kontributet e institucioneve kombëtare zgjedhore më të afirmuara në botë, si dhe të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare që merren me zgjedhjet. Në këtë dokument tek kapitulli numërimi, konsiderohet mospërputhshmëria e të dhënave të tabelës së rezultateve si një indikacion i qartë për mashtrim dhe që meriton të trajt

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›