Miratohet tabela, maxhoranca merr Këshillin Bashkiak

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar pavarësisht kundërshtive të opozitës, tabelën e ndarjen e mandateve të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Edhe ky votim ashtu si dhe të mëparshmit është bërë vetëm me 4 votat e mazhorancës dhe nën kundërshtinë e 3 votave të anëtarëve të komisionerëve socialist.
Nga kjo tabelë rezulton se koalicioni "Aleanca për Qytetarin" ka marrë 28 këshilltarë, ndërsa "Aleanca për të Ardhmen", ka marrë 27 të tillë.
Sakaq, më herët përfaqësuesit ligjor të selisë rozë kanë pretenduar se në këtë tabelë nuk janë përfshirë ndryshimi i tabelave.
Ndërsa më tej u shtua ashtu si dhe në të gjitha mbledhjet e këtij komisioni, se nuk ka pasur përputhje të numrit të fletëve të gjetura në kutitë e votimit me numrin e votuesve.
Vetëm pak ditë më pare, KQZ shpalli edhe emrin e fituesit të Bashkisë së Tiranës, demokratin Lulzim Basha, i cili gjatë gjithë kohës ka ndeshur në kundërshtimin e socialistëve të cilët e ankimuam edhe këtë rezultat në Kolegjin Zgjedhor.