E Shtunë, 31 Tetor 2026

PAGAT/ Gjykatat në gjithë Shqipërinë mbyllin dyert

Gjykatat në të gjithë vendin nuk do të funksionojnë sot në vijim të aksioneve që ka ndërmarrë gjyqësori pas bllokimit të pagave në të gjithë sistemin nga ministria e Financave. Gjqtë ditës do të zhvillohen vetëm masat e sigurisë, ndërsa proceset e tjera gjyqësore janë pezulluar.

Në orën 10:00, gjyqtarët do të zhvillojnë Mbledhjen e Përgjithshme pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku pritet të diskutohet situata e krijuar dhe kërkesat e tyre lidhur me pagat.

Gjyqtarët kërkojnë që pagat e muajit gusht të llogariten dhe të paguhen me vlerat e rritura, sipas nivelit të ri të pagave dhe vebdinit të Gjykatës Kushtetuese. 

Bojkoti i sotëm prek gjykatat në të gjithë vendin, ndërsa vijimi i situatës pritet të përcaktohet pas mbledhjes së gjyqtarëve me KLGJ-në.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›