E Diel, 1 Nëntor 2026

P.A.K për vendimin e qeverisë, abuzimi me listat po na dëmton

Nëpërmjet një vendimi, qeveria propozon që të kompensojë në vlerë financiare transportin dhe energjinë elektrike të personave me aftësi të kufizuar. Kjo do të thotë se kjo kategori nuk do të udhëtojnë me falas me urban dhe nuk do të paguajnë më 20% të faturës të energjisë elektrike, por më shumë. Sinan Tafaj, kreu i Shoqatës së të Verbërve e kundërshton këtë draft sepse sipas tij, abuzimi me listen e personave me afëtsi të kufizuar po dëmton realisht ata që i kanë këto probleme.
 

Ndërsa presidentja e shoqatës para dhe tetraplegjikëve, Mybere Prizereni, thotë se nëse nuk nisin diskutimet mes tyre dhe qeverisë do të nisin protestat, si e vetmja mëyrë për të zgjidhur problemet e tyre.
 

Personat me aftësi të kufizuar kërkojnë që së bashku me Ministrinë e Punës të hartojnë një ligj në dakortësi mbi të drejtat dhe përfitimet me këtë kategori. Ata thonë se deri tani negociatat me këtë Ministri kanë dështuar, ndërkohë që procesi i shqyrtimit në Parlament po avancon. Përballë kësaj situate, ata i bëjnë thirrje kryeministrit të shohë vendimin e kompesimit të kësaj kategorie.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›