E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në universitete, votohet për drejtuesit e rinj

Në universitet sot u votua për rektorë, dekanë, shef departamenti dhe këshill studentor. Për Tiranën, komisionet e votimit jane hapur në orën 8 të mëngjesit dhe sipas komisionerëve nuk ka pasur vonesa apo incidente me materialet e votimit. Ndërsa orari zyrtar për mbylljen e procesit të votimit është ora 16:00, por nëse ka votues orari shtyhet. Merita Dollma, kryetarja e komisionit në fakultetin e Histori Filologjisë thotë se procesi eci normalisht.

Ndërsa prof Zylyftar Bregu, anëtari i Komisionit ku votojnë studentët në fakultetin e Histori Filologjisë thotë se pritshmëria për të votuar studentët ështe e madhe, ndërsa mënyra se si votohet është e njohur për të rinjtë.
 

Por gara më e fortë është ajo e rektorarit. Prof.Dr.Dhori Kule pasi ka votuar në fakultetin e Ekonomisë thotë se duhet të tregohet kulturë akademikë në këtë process dhe se studentët duhet të votojnë lirisht.
 

Ndërsa, rivalja e Kules, Mimoza Hafizi u shpreh optimiste për fitoren, teksa u bëri thirrje studentëve të votojnë të qetë dhe pa influencime.
 

Ndërsa studentët thonë se do të votojnë sepse duan të realizojnë kërkesat e tyre.
Rezultatet pritet të dalin të martën, 1 ditë pas procesit të votimit. Kjo do të thotë se të nesërmen 11 universitete, 60 fakultete dhe mbi 250 departamente do të kenë emrat e atyre që do ti drejtojnë 4 vitet e ardhshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›