PAMJE NGA PËRPLASJA/ U aksidentua rëndë mesditën e sotme në aksin Korçë-Maliq, ndërron jetë në spital 45-vjeçari (EMRI)

Ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit të aksidentuar mesditën e sotme në fshatin Lumalas, në aksin Korçë-Maliq.
Sipas informacioneve, 45 vjeçari Krenar Çekiçi, ka ndërruar jetë pak më parë në ambientet e spitalit të Korçës.
Pavarësisht ndihmës mjekësore nga bluzat e bardha, ai s’ka mundur të jetojë.
45-vjeçari mësohet se është punonjës i policisë së burgjeve, pranë IEVP Drenovë.
PAMJE NGA PËRPLASJA:
Aksidenti u regjistrua mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Lumalas.
Sipas pamjeve, njëri prej mjeteve që lëvizte nga Korça në drejtim të Maliqit ka goditur mjetin i cili lëvizte para tij, ndërkohë që mjeti i tretë është përfshirë në aksidentin e dy mjeteve të para.
“Më datë 18.03.2026, rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, pranë fshatit Lumalas, Korçë, automjeti me drejtues shtetasin K. G., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. Ç., i cili për pasojë, është lënduar dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.
Me drejtuesin tjetër, shtetasin K. G., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhej në njoftimin e policisë.