E Diel, 1 Nëntor 2026

PAMJE TË RËNDA/ “Kandidati për deputet më i votuar i Krujës”! Berisha: Dhuna ndaj Kalasë, hakmarrje primitive e Ramës

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kreu i PD, Sali Berisha dënon sulmin e Policisë ndaj aktivistit dhe gazetarit Aulon Kalaja. LEXO EDHE: VIDEO/ “Ambulancë, shpejt…”! Sulmohet nga policia aktivisti dhe autori i “ngA Kalaja” në Fax News, Aulon Kalaja Sipas kreut të PD-së, Kalaja është goditur nga Policia me urdhër të kryeministrit Edi Rama. “Narko-policia godet rëndë me urdhër të Edi Ramës, gazetarin, anëtarin e Këshillit Kombëtar, kandidatin për deputet më të votuar të rrethit Krujë, Aulon Kalaja. Dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal hakmarrës primitiv të Edi Ramës”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›