E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 20 të shoqëruar, ministri Lamallari krenar me Policinë: Përgëzime për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin

Mbi 20 persona janë shoqëruar mbrëmjen e së premtes, gjatë protestës kombëtare të Partisë Demokratike.

Tubimi u shoqërua me tensione e përplasje menjëherë pasi nisi hedhja e fishekzjarreve dhe molotovëve drejt Kryeministrisë.

Protestues dhe deputetë demokratë, përfshi Luçiano Boçin, Klevis Balliun dhe Flamur Nokën u lënduan pasi policia hodhi gaz lotsjellës si dhe spraj në drejtim të tyre.

Ndërkohë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i brendshëm Besfort Lamallari ka përgëzuar punën e Policisë së Shtetit sot.

Reagimi i ministrit:

“Përgëzime Policisë së Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top për të djegur qytetin, për të nxirë vendin dhe për të rrezikuar jetën e efektivëve me uniformë.

Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet.

Mes atyre që ndërtojnë të ardhmen europiane të vendit dhe atyre që kërkojnë ta djegin atë, zgjedhja është tashmë e qartë nga mbarë shqiptarët”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›