PAPIRUS sjell WOLTON
Ditet e fundit eshte per publikun shqiptar nje nga librat me interesante te shkences se komunikimit. "PAPIRUS" ka sjelle studimin e autorit te njohur bashkekohor Dominique Wolton "Te shpetojme Komunikimin".
Gjeja qe te grish dhe te mban pezull eshte se vete autori dhe brenda temes per komunikimin, komunikon hapur me lexuesin e tij dhe i drejtohet cilter me te gjithe problematiken e mundshme..."Simetrikja e komunikimit ne rendin e vlerave eshte respektimi i tjetrit dhe besimi. Te komunikosh me tjetrin do te thote ta njohesh si subjekt, pra te jesh pak a shume i detyruar te respektosh. Duke e shpallur komunikimin si nje vlere, shoqeria demokratike edhe pse e tradhton vazhdimisht, shtron ceshtjen e besimit, kete hipoteze te pranuar sinqerisht, qe mban gjalle raportet njerezore, shoqerore, politike dhe le gjurme".
E gjitha kjo eshte shtylla e punes se studiuesit te njohur freng qe ka evidentuar tre carje qe duhet te terhiqnin vemendjen mbi rendesine e informimit dhe komunikimit: E para lidhet me levizjen per clirimin e individit per te qe nga zakonet dhe deri te marredheniet burra-gra dhe te familja, qe i ripercaktoi marredheniet burra-gra dhe anasjelltas. Me pas, e dyta ne rendin politik fundi i perballjes Lindje-Perendim dhe hapja e botes, globalizimi ekonomik i te ciles s'eshte vecse nje aspekt qe ve ne qender te nje bote qe eshte e shumanshme, detyrimin per nje minimum respekti te ndersjelle dhe mirekuptimi...
Autori, qe eshte perkthyer cilesisht nga Saverina Pasho, eshte bashkekohor dhe eshte aktualisht drejtues shkencor ne Qendren Kombetare te Kerkimeve Shkencore. Ai aktualisht drejton laboratorin e Informacionit, Komunikimit dhe Sfidave Shkencore qe prej vitit 2000.