E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohet i dyshuari si kreu i nje bande droge

Tirane-Lirohet i dyshuari si drejtues i nje grupi qe shiste droge ne kryeqytet. Gjykata e Apelit Tirane ka vendosur dje masen e sigurise "arrest shtepie" per Armando Canaj. Mesohet se vete i pandehuri e kishte apeluar masen e sigurise te vendosur nga Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, ate te "arrestit me burg". Canaj, 33-vjec u vu ne pranga dy dite me pare ne saje te operacionit "Bacia"per vepren penale te "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike". Se bashku me te u arrestuan edhe Jetnor Ademi, 24-vjec, Alban Demiraj, 28 vjec dhe Endri Bardhyl Avdyli, 26 vjec. Arrestimi i tyre u mundesua ne kuader te nje procedimi penal i organizuar me metoda speciale te hetimit, i nisur ne vitin 2009 ku aktualisht ndodhen te arrestuar Eneid Gorishi dhe Fisnik Komani, te cilen u arrestuan me date 28 korrik 2009 dhe 26 tetor 2009 si dhe 4 shtetas te tjere te cilen jane proceduar ne gjendje te lire. Ne momentin e arrestimit te pandehurve iu sekuestruan 8 doza heroine me nga 4 grame secila, si dhe nje sasi pre 0.5 gramesh lende pluhur me ngjyre te bardhe, e dyshuar si kokaine. Mesohet se ky grup e realizonte shitjen e lendeve narkotike, kryesisht heroine, ne zona te ndryshme te Tiranes, si ajo e Spitalit, Selvia, Linze-Teleferik, Rruga e Elbasanit, Stacioni i Trenit, Rruga Fortuzi, si dhe ne shkollen e mesme "Partizani".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›