E Enjte, 5 Nëntor 2026

PARIS – Biden i kërkon falje Zelensky për vonesën disamujore të ndihmës ushtarake

PARIS, 7 qershor /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i ka kërkuar ndjesë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për vonesën e gjatë të Uashingtonit në miratimin e paketës së re gjithëpërfshirëse të ndihmës ushtarake për vendin e tij.

Gjatë një takimi me Zelensky në Paris, Biden tha se donte të “kërkonte falje” për bllokimin e paketës së ndihmës me vlerë 61 miliardë dollarë, e cila u miratua përfundimisht nga Kongresi amerikan në fund të prillit.

Biden fajësoi disa nga anëtarët konservatorë të Kongresit.

“Unë nuk do të largohem nga ju”, i tha Biden presidentit ukrainas Zelensky para gazetarëve.

Të enjten, Biden dhe Zelensky morën pjesë në përkujtimin e D-Day, 80-vjetorin e zbarkimit të trupave aleate në Normandi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Zelensky iu drejtua parlamentit francez sot në mëngjes.

Biden do të mbajë një fjalim për demokracinë dhe lirinë në Normandi sot pasdite.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›