E Enjte, 5 Nëntor 2026

METEO – Qiproja ”përvëlohet” në mbi 40 gradë Celsius

NIKOSIA, 7 qershor /ATSH-DPA/ – Qipriotët janë duke vuajtur nga vala e të nxehtit që po zgjat prej disa ditësh, me temperaturat e ditës që shkojnë mbi 40 gradë Celsius.

”Temperaturat prej 44 gradë Celsius priten të premten në rajonin e kryeqytetit të Nikosias”, sipas Shërbimit Meteorologjik qipriot.

”Vala e të nxehtit, e cila filloi të hënën, pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme”, thanë meteorologët për radion qipriote.

Edhe natën termometrat regjistrojnë vlera pak më poshtë se 30 gradë Celsius.

Mjekët thonë se kjo është shumë e rrezikshme sepse trupi nuk mund të marrë cilësinë e gjumit të nevojshëm për t’u rikuperuar nga nxehtësia.

“Është shumë nxehtë”, komentoi një turist në televizionin qipriot të premten në mëngjes.

Ministria e Punës ka urdhëruar ndalimin e të gjitha punëve në natyrë gjatë ditës.

Sipas kompanisë energjetike, konsumi i energjisë elektrike arriti kapacitetin maksimal të ishullit të enjten për shkak të përdorimit të madh të kondicionerëve./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›