PARIS – Macron: BE ka përpara tre beteja për të qënë konkurruese me Kinën dhe SHBA-në

PARIS, 10 shkurt /ATSH-ANSA/ – Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi një intervistë rreth “doktrinës së tij ekonomike evropiane”, të cilën ai synon ta paraqesë në javët dhe muajt e ardhshëm, veçanërisht në Samitin e Industrisë Evropiane në Antwerp dhe në takimin para-samitit të 27 krerëve të shteteve dhe qeverive mbi konkurrueshmërinë evropiane.
Në intervistën, dhënë për ‘’Le Monde’ dhe gjashtë gazeta të tjera evropiane, Macron bën thirrje për “një borxh të përbashkët të BE-së për të financuar mbrojtjen dhe inteligjencën artificiale”.
“Sot, kemi tre beteja për të luftuar: siguri dhe mbrojtje, teknologji e tranzicionit ekologjik, inteligjencë artificiale dhe informatikën kuantike.
“Në të gjithë këta sektorë, ne investojmë shumë më pak se Kina dhe Shtetet e Bashkuara. Nëse Bashkimi Evropian nuk bën asgjë në tre deri në pesë vitet e ardhshme, ai do të shkatërrohet nga këta sektorë. Dhe nëse duam që ky investim të ruajë tregun e brendshëm dhe të mos e fragmentojë atë edhe më tej, nuk duhet ta hedhim përsëri mbi kombet. Duhet të jetë një investim i përbashkët”, shtoi ai. /os/