PARIS – Macron-Meloni: Franca dhe Italia janë partnerë të natyrshëm dhe të domosdoshëm

PARIS, 25 qershor /ATSH-ANSA/ – Pa Italinë dhe Francën, Evropa dhe Perëndimi nuk do të ishin ato që janë, dy kombe të mëdha me interesa të përbashkëta, deklaroi kryeministrja Giorgia Meloni në konferencën për shtyp me presidentin Francez Emmanuel Macron si pjesë e samitit ndërqeveritar Itali-Francë.
”Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për marrëdhëniet Itali-Francë”, theksoi Meloni.
“Franca dhe Italia janë partnerë të natyrshëm dhe të domosdoshëm. Ne duam ta projektojmë marrëdhënien tonë në të ardhmen me objektiva të qarta”, theksoi nga ana e tij pesidenti Francez Emmanuel Macron.
Në këtë samit, u theksua bashkëpunimi në mbrojtje: në mbështetje të Ukrainës, në operacionet e paqeruajtjes dhe të sigurisë së përbashkët, dhe programet e përbashkëta të armëve” siç janë “raketat Aster dhe Samp-T”, të cilat janë një sukses”. /os/