E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Profesionalizmi dhe gatishmëria në operacionet e NATO-s, prioritet i mbrojtjes 2030

TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Kontigjenti X i Forcës Detare shqiptare po vazhdon angazhimin në kuadër të operacionit të NATO-s “Sea Guardian”, mision që synon sigurinë detare dhe stabilitetin në Mesdhe.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale vlerësoi angazhimin e trupave shqiptare në këtë mision.

“Kontigjenti X i Forcës Detare vijon angazhimin në kuadër të operacionit të NATO-s “Sea Guardian”. Ruajtja e nivelit më të lartë të profesionalizmit dhe gatishmërisë, brenda dhe jashtë vendit, përbëjnë prioritet absolut të mbrojtjes 2030””, shkruan Rama.

Vetëm gjatë këtij viti, ekuipazhet shqiptare kanë kryer 5 operacione të suksesshme në Egje, duke shpëtuar mbi 120 jetë. Në total, misionet e Forcave të Armatosura në Egje kanë realizuar 29 operacione, duke shpëtuar mbi 700 persona.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›