PARIS – Macron mirëpret Biden në “Arc de Triomphe”

PARIS, 8 qershor /ATSH-DPA/- Presidenti francez Emmanuel Macron priti sot presidentin e SHBA-së, Joe Biden me nderime ushtarake në një ceremoni në “Arc de Triomphe”, një nga monumentet më të famshëm në Paris.
Një kor ushtarak dhe një bandë e siguruar nga Xhandarmëria Kombëtare luanin ndërsa avionët fluturonin sipër.
Dy liderët vendosën një kurorë lulesh dhe mbajtën një minutë heshtje në “Varrin e Ushtarit të Panjohur” që ndodhet nën monumentin kombëtar në qendër të kryeqytetit francez.
Më pas, ata do të shkojnë në Pallatin Élysée, të shoqëruar nga kalorësia franceze, për bisedime dypalëshe.
Në mbrëmje është planifikuar një banket shtetëror. //a.i/