Programi i PL, Meta: Mbështetje fermerit me pagesë 200 euro për çdo kokë lopë

TIRANË, 8 qershor /ATSH/ Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha sot se forca politike që ai drejton, do të mbështesë me pagesë direkte fermerët me 200 euro për çdo lopë.
Meta duke ndarë në rrjetet sociale pamje nga takimi me një fermer, nënvizoi se bujqësia është prioritet i programit qeverisë të Partisë së Lirisë.
“Partia e Lirisë do të mbështesë me pagesë direkte fermerët me 200 euro për çdo kokë lopë.
Ky nuk është një premtim, por një angazhim, jo vetëm për t’i dhënë fund shpopullimit të Shqipërisë, por njëkohësisht për ta shndërruar mundin dhe sakrificën e fermerëve shqiptarë në mirëqënie të sigurt për ta dhe në një rritje e zhvillim për ekonominë shqiptare.
Bujqësia është prioriteti ynë kryesor”, tha Meta ndër të tjera.
/a.f/r.e/