PARIS – Macron nuk ka ndërmend të emërojë një tjetër kryeministër

PARIS, 8 tetor /ATSH-AFP/ – E vetmja deklaratë ekzekutive e planifikuar për mbrëmjen e së mërkurës do të jetë ajo e kryeministrit në largim Sebastien Lecornu, në fund të ”misionit” të tij të fundit të dëshpëruar për të kërkuar një kompromis qeveritar, deklaruan zyrtarë që shoqërojnë presidentin francez, Emmanuel Macron.
Kreu i shtetit nuk ka ndërmend të flasë ose të lëshojë një deklaratë të mërkurën, si përfundim nga konsultimet ose edhe për të emëruar një kryeministër.
“Jemi shumë të bindur për metodën. Sebastien Lecornu do t’i raportojë së pari presidentit, pastaj popullit francez në orën 20:00 për atë që ka arritur ose nuk ka arritur”, shpjeguan ata.
Një kryeministër i ri, pra, nuk do të emërohet para të enjtes, nëse ky është rezultati i vendosur nga Emmanuel Macron, i cili gjithashtu mund të hapë konsultime të reja ose të shpërndajë Asamblenë Kombëtare.
Të enjten në orën 19:00, Emmanuel Macron do të kryesojë ceremoninë e hyrjes së Robert Badinter në Pantheon, duke e penguar shefin e shtetit t’i drejtohet publikut francez gjatë një fjalimi të mundshëm në mbrëmje.
Megjithatë, nëse ai vendos të emërojë një kryeministër ose të riemërojë Sebastien Lecornu, ai do të jetë në gjendje ta bëjë këtë në një njoftim për shtyp të enjten në mëngjes./ /os/