PRAGË – Babis: Asnjë qindarkë për armë për Ukrainën

PRAGË, 8 tetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri i mundshëm i ardhshëm i Republikës Çeke, Andrej Babis, ka riafirmuar qëndrimin e tij për të mos dërguar para’ për armë në Ukrainë, ndërsa ajo lufton kundër pushtimit rus.
“Ne nuk do t’i japim Ukrainës asnjë qindarkë nga buxheti ynë për armë, teksa qeveria nuk ka para’ të mjaftueshme as për Republikën Çeke”, njoftoi populisti i krahut të djathtë.
Babis, më parë kryeministër nga viti 2017 deri në vitin 2021, theksoi se ”Kievi tashmë merr miliarda në ndihmë financiare përmes BE-së”.
Afërsisht 3,5 milionë fishekë municione të kalibrit të madh i janë dhënë Ukrainës si pjesë e projektit, i cili ishte një ide kryesore e koalicionit të qendrës së djathtë të udhëhequr nga kryeministri në largim Petr Fiala, i cili humbi zgjedhjet e fundit.
Municionet vijnë nga vende të treta të paidentifikuara dhe ndër kontribueset financiare është edhe Gjermania./ /os/