PBB e zonës së euros shënon rritje prej 3,9 për qind në tremujorin e tretë

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në zonën e euros u rrit për 3,9 për qind në tremujorin e tretë në krahasim me vitin paraprak, duke tejkaluar pritshmërinë e një rritjeje prej 3,7 për qind.
Sipas të dhënave të Eurostatit, PBB në Bashkimin Evropian (BE) u rrit për 4,1 për qind në periudhën korrik-shtator, në krahasim me periudhën e njëjtë me vitin e kaluar.
Zona e euros (EA19) përfaqëson vendet anëtare të BE-së që përdorin valutën e njëjtë, Euron, ku nuk bëjnë pjesë të gjithë anëtarët e BE-së.
Në baza tremujore, të dhënat ishin në masë të madhe në përputhje me vlerësimet dhe pritshmëritë si për zonën e euros, ashtu edhe për BE-në.
Në këtë periudhë, rritje më të madhe ekonomike ka regjistruar Austria me 3,8 për qind, pasuar nga Franca (3 për qind) dhe Portugalia (2,9 për qind), ndërsa rritjet më të ulëta të PBB-së kanë regjistruar Rumunia dhe Sllovakia me nga 0,4 për qind./AA