PBDNJ dhe “PSV 91” regjistrohen në KQZ

PBDNJ dhe “PSV 91” regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si subjekt garues për zgjedhjet vendore të 8 majit 2011.
Dokumentacioni përkatës është dorëzuar pranë KQZ-së e cila ishte dhe afati i fundit i regjistrimit të partive.
Kodi zgjedhor parashikon që regjistrimi i partive politike duhet të kryhet, maksimalisht deri 60 ditë para ditës së zgjedhjeve.
Ndërkaq, këto parti, zyrtarizojnë vendimin për të marrë pjesë në votimet për qeverisjet lokale.