E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka, i zemëruar në Mourinhon

Raportohet se Kaka është zemëruar me trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho.

Sport dhe El Pais shkruajnë se Kaka është ankuar te presidenti i klubit Florentino Perez rreth trajtimit të tij nga ana e Mourinhos dhe tashmë planifikon një largim gjatë verës.

Kaka është alarmuar nga deklaratat e Mourinhos javën e kaluar, i cili tha se braziliani dështon si mentalisht po ashtu edhe fizikisht të rikthehet në formën e tij pas dëmtimit afatgjatë.

Mesfushori e di se derisa Mourinho do të jetë në drejtim të ekipit ai gjithmonë do të jetë hije e lojtarëve si Cristiano Ronaldo dhe Mesut Ozil.

Kaka i është ofruar Chelseat dhe Manchester Cityut, por vetë lojtari thuhet se preferon një rikthim te Milani. Babai i tij, Bosco Leite, ishte tek Milani javën e kaluar dhe ka refuzuar të përjashtojë një rikthim të djalit të tij në San Siro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›