PBDNJ-ja bashkëpunim me PPD-në, Hyzei Fetahu kandidon në Elbasan
Tiranë- Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule ka deklaruar sot se në zgjedhjet e 23 qershorit do të bashkëpunojë me Partinë e Prosperitetit Demokratik.
Që sipas Dules është përjashtuar padrejtësisht nga konkurimi në zgjedhje, ndërsa theksoi se arsyet e mospranimit të saj janë krejt absurde dhe të papranueshme.
Dëshiroj të shpreh kënaqësinë që në këtë konfrencë dal me zotin Hyzei Fetahu. Arsyeja është se sot duam të denoncojmë aktin arbitrar të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe të kolegjit zgjedhor, që përjashton nga konkurimi Partinë e Prosperitetit Demokratik. Kjo prati ka konkuruar edhe në procese zgjedhore të mëparshme, tha Dule.
Kreu i PBDNJ-së tha gjithashtu zoti Fetahu si kreu i Partisë së Prosperitetit Demokratik do të jetë kandidat në listat e PBDNJ-së për qarkun e Elbasanit.
Ne kemi marrë vendim për bashkëpunim në këto zgjedhje politike. PPD që përfaqëson interesat e komunitetit bullgar gollobordas do të bashkëpunojmë me ne në këto zgjedhje. Synimet tona janë të ërbashkëta, respektimi i të drejtave të njeriut dhe respektimi i minoriteteve. Zoti Fetahu kryeson listën tonë në qarkun e Elbasanit, tha Dule.