Vetëvritet 22-vjeçarja në Korçë, edhe bashkëshorti tenton vetëflijimin
Korçë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Ravonik të Korcës mëngjesin e së enjtes. Një 22- vjeçare është gjetur e pajetë nga bashkëshorti i saj.
Sipas policisë dyshohet që vajza me inicilet Q.H të jetë vetëvrarë me armë zjarri. Ndërsa mësohet se edhe bashkëshorti i saj, Alban Serjani, në gjendje shoku ka tentuar të vetëvritet edhe ai me të njëjtën armë.
Fatmirësisht është ndaluar nga familjarët edhe një tragjedhi e dytë, duke shmangur aktin e vetëvrasjes së Alban Serjanit.
22- vjeçarja me banim afër repartit ushtarak në fshatin Ranik, mësohet që pasi ka kryer vetëvrarsjen ka lënë dhe një letër lamtumire prindërve të saj. Përmbatja e së cilës mbetet ende e pazbuluar.
Policia e Korçes po heton akoma më tej rreth shkaqeve që e kanë çuar 22- vjeçarën drejt vetëflijimit.