PBKD: Qarqet greke politizuan aksidentin e dy shqiptareve
Ngjarja e ndodhur ne Himare, per Partine e Ballit Kombetar Demokrat, eshte nje incident tragjik mes dy shqiptareve dhe jo nje ngjarje e rende me ngjyrime etnike apo raciste. Ne kete kendveshtrim, Partia Balli Kombetar Demokrat, ka ftuar media dhe opinionin publik qe ta trajtojne ngjarjen ne fjale si nje ceshtje qe nuk ka te beje ne marredheniet me Greqine. “Edhe nese palet e perfshira ne aksident kane qene te etnive te ndryshme, megjithese nga informacionet qe kemi ata ishin te dy shqiptare, nuk duhet te politizojme nje ngjarje te dhimbshme”, thuhet ne nje deklarate per mediat te PBKD-se. Per PBKD-ne zhurma e krijuar ne kete rast e ka origjinen ne Greqi dhe ne qarqe te caktuar qe kane shfrytezuar momentin per te konkurruar ne fushen e turizmit. “Greqia, e cila po kalon nje krize te rende ekonomike, duke politizuar aksidente rastesore ne bregdetin shqiptar, nuk mendojme se ka gjetur menyren e duhur per te konkurruar ne fushen e turizmit, pergjate detit Jon”, thuhet ne deklaraten e PBKD-se.