E Martë, 3 Nëntor 2026

PD, Agalliu: Subvencionet në bujqësi për vitin 2024, janë të pa mjaftueshme

Sekretari i Grupit të PD-së, deputeti Arbi Agalliu deklaroi të shtunën se projektbuxhet nuk është në funksion të qytetarëve, por të qeverisë dhe klientëve të saj.

Në një deklaratë për mediet, Agalliu deklaroi se bujqësia, pavarësisht se është një sektor ku ka të punësuar rreth 560.000 individ, qeveria ka ulur ndjeshëm financimin.

Ai tha se edhe subvencionet në bujqësi për vitin 2024 janë totalisht të pa mjaftueshme lidhur me nevojat që fermeri dhe bujku shqiptar ka.

“Janë rreth 31.7 milionë euro, njësoj siç ishte edhe vitin aktual buxhetor, duke e renditur Shqipërinë të fundit në rajon përsa i përket subvencioneve në këtë sektor shumë të rëndësishëm”, deklaroi Agalliu.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›