PD: Bisedimet Kosovë-Serbi, vetëm në baza të reciprocitetit të plotë

Drejtues të Partisë së Drejtësisë konsiderojnë se bisedimet ndërshtetërore Kosovës-Serbi janë të nevojshme për qytetarët e të dyja vendeve nga aspekti praktik, ndërsa kanë kërkuar nga institucionet e vendit që këto bisedime të zhvillohen vetëm në bazë të parimit të reciprocitetit të plotë.
Në një konferencë për media të dielën, Ferid Agani, kryetar i kësaj partie, ka
thënë se realisht duhet pritur që bisedimet e paralajmëruara Kosovë-Serbi nuk do të jenë vetëm për çështje teknike, duke pasur parasysh kontestimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës.
“PD kërkon nga Kuvendi i Kosovës që si parim themelor për zhvillimin e këtyre bisedimeve të përcaktojë reciprocitetin e plotë me Kushtetutën e vendit që si parim themelor të përcaktojë reciprocitetin e plotë me rastin e rregullimit të drejtave individuale dhe kolektive të komunitetit serb në Republikën e Kosovës dhe komunitetit shqiptar që jeton në Serbi, në pajtim të plotë me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e minoriteve. Pa sigurimin e këtij parimi Kosova rrezikon tkurrjen e mëtutjeshme të sovranitetit të saj edhe ashtu dukshëm të kufizuar”, ka thënë Agani.
Partia e Drejtësisë ka shprehur shqetësimin lidhur me rastet tragjike në shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan, ku një nxënës 14-vjeç është ther me thikë nga një bashkëmoshatar, ndërkaq në shkollën “Anton Çeta” në Skenderaj një 17-vjeçar ka plagosur rënd me thikë një moshatar të tij.
Agani ka thënë se fatkeqësisht Qeveria e Kosovës po dështon që të merret në mënyrë gjithëpërfshirëse me këtë problematikë, e cila po merr përmasa shqetësuese, duke refuzuar zbatimin e lëndës së edukatës fetare në shkolla fillore dhe të mesme.
“PD ia tërheq vëmendjen Qeverisë se shkollës shqipe po i kanoset rreziku nga sjellja asociale dhe amorale në rritjen dhe jo nga respekti i normave fetare nga ana e nxënësve dhe mësimdhënësve”, ka thënë ai.
Partia e Drejtësisë ka shprehur keqardhje të thellë për vrasjet e pjesëmarrjeve në konvojin humanitar të ndihmave për popullin palestinez në Gaza, ndërsa ka kritikuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës se nuk ka reaguar ndaj këtij rasti, të paktën duke shprehur keqardhje.
“Për PD është e papranueshme që ngjarja e këtillë me përmasa ndërkombëtare të kalojë pa vlerësimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, madje së paku shprehjen e keqardhjes për humbjen e paarsyeshme të jetës së aktivistëve humanitarë në kundërshtim me vlerat kombëtare të popullit të Kosovës që gjithmonë ka qëndruar në anën e viktimave dhe të nënshtruarve. Diplomacia që nuk mbështetet fuqishëm dhe pa hezitim mbi parimet e humanitetit dhe standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut është e pa vlerë dhe nuk respektohet nga askush”, ka thënë Agani. /kosovapress/